E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Selia nuk mund të sulmohet nga trafikantë droge”/ PD reagon për incidentin: Akt i shëmtuar, Sali Berisha solli bosët e krimit të organizuar
Lajme

“Selia nuk mund të sulmohet nga trafikantë droge”/ PD reagon për incidentin: Akt i shëmtuar, Sali Berisha solli bosët e krimit të organizuar

Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit ditën e sotme ku Fatjon Dauti, sëbashku me disa mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë hyrë brenda selisë blu dhe kanë goditur me shkelm dyert e zyrave.

PD e konsideron dhunën si aktin më të shëmtuar që ka ndodhur në 31 vitet e ekzistencës së partisë.

Sipas demokratëve, Sali Berisha po përpiqet që të zëvendësojë institucionet e partisë me aktet e dhunës së bosëve ndërkombëtarë të krimit të organizuar.

Më tej PD thotë se me këtë akt, Sali Berisha ka fyer demokratët dhe ka zgjedhur të shkelë mbi ta për interesat e tij personale.

Reagimi i PD-së:

Sjellja nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike e bosëve të krimit të organizuar, me në krye Fatjon Dautin, është akti më i shëmtuar që ka ndodhur në këto 31 vite të ekzistencës së PD. Selia e demokratëve nuk mund të sulmohet me trafikantë droge. Kjo parti s’ka asnjë lidhje me trafikantët e drogës, as me bosët e krimit të organizuar. Përpjekjet për të zëvendësuar institucionet e partisë me aktet e dhunës së bosëve ndërkombëtarë të krimit të organizuar, janë akte tipike të një celule ilegale. Institucionet e partisë kanë marrë vendimet e tyre, duke vendosur përfundimisht të zgjedhin të ardhmen, interesin e demokratëve, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Fyerja e pashembullt nga Sali Berisha drejtuar 5004 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD, shumicës dërrmuese të këtij organi, duke i etiketuar si socialistë, ekstremistë të majtë, enveristë të thekur, është shprehja më e qartë që Sali Berisha ka zgjedhur të shkelë mbi çdo demokrat që i shërben interesit të demokratëve, interesit të PD dhe jo interesit personal të tij. Është fakt që shumica dërrmuese e Kryesisë së Partisë, e Këshillit Kombëtar dhe e Kuvendit Kombëtar, kanë zgjedhur të ardhmen dhe interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar bunkerizimin e PD për hallet personale të askujt.

Incidenti është shënuar pasditen e sotme brenda ambienteve të selisë së PD-së. Sipas demokratëve, pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precendetë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike.

“Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”, thote PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.