E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin në pazar edhe databaza me targat e 530 mijë shqiptarëve
Publik News

Dalin në pazar edhe databaza me targat e 530 mijë shqiptarëve

Një tjetër skandal me të dhënat private të qytetarëve shqiptarë. Pas publikimit të rrogave dhe të dhënave të tjera të qytetarëve, së fundmi në rrjet po qarkullon një databazë me targat e shqiptarëve.

Në databazë listohet targat bashkë me emrin të cili i përket automjeti që ka këtë numër identifikues.

Është e ndarë në disa kolona ku listohen targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi. Janë 530 452 qytetarë të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjetit të regjistruar në emrin e tyre.

Prej dy ditësh në rrjetet e komunikimit online kanë qarkulluar dy databaza të tjera. Njëra prej tyre përmban listën e pagave të shqiptarëve për muajin Janar, ndërsa tjetra i përket muajit Prill. Kjo e fundit krahas pagave, zbulon edhe numrat e celularëve të qytetarëve.

Targat i ka Policia, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, AMF dhe cdo kompani siguracionesh, Permbaruesat, Noteret

Deri më tani janë pyetur 14 ekspertë IT, të cilët kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve. Në pyetje janë marrë edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ndërsa Prokuroria po kryen ekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve.

Pas këtij skandali kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë qytetarëve që ishin pjesë e dokumentit me të dhëna personale. Ai i bëri thirrje prokurorisë të zhvillojë hetime të imtësishme, ndaj atyre që sipas tij me këtë akt synojnë të sjellin konfuzion dhe destabilitet.

Rama theksoi se investimet në zhvillimin e këtij sektori do të jenë të pandalshme për të garantuar edhe më shumë siguri. Opozita fajësoi Partinë Socialiste duke e quajtur këtë një skandal pasues të atij  të patronazhistëve. Basha deklaroi se Rama duhet të japë dorëheqjen për këtë shpërdorim politik të privatësisë së qytetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.