Fifi përlotet kur tregon për gjendjen e saj emocionale kur shkroi këngën ‘’Diell’’ brenda shtëpisë së Big Brother
Në mesin e artistëve që kanë performuar mbrëmë në “Sheshin Skënderbej” për Krishtlindje ishte edhe Filloreta Raçi, e njohur gjerësisht si Fifi.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ish-banorja e Big Brother VIP, ka treguar dashurinë e madhe që ka për fansat e saj duke shkruar se nuk ka fitore më të madhe për të.

‘’ Nuk ka fitore më të madhe se ju nanushat e mi 🙏🏼
Jetojë , frymojë dhe punojë pikërisht per këtë moment në jetë ❤️ TIRANA JU DUA PAFUND ‘’, ka shkruar ajo bashkëngjitur me fotot nga koncerti.

Gjatë performancës së saj kur po këndonte këngën “Diell’’, këngëtarja u përlot në skenë dhe tregoi emocionet e saj në kohën kur shkroi këngën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
“Është një këngë që e kam shkruar kur unë jam ndjerë njeriu më i copëtuar në jetë. Një këngë që kam shkruar kur kam qenë shumë e thyer dhe shumë e lënduar. Edhe kam menduar që më kanë braktisur të gjithë. Kam menduar se kur të dal nga kjo shtëpi nuk ka për të më pritur askush. Nuk e di pse e kam menduar“, tha Fifi
https://www.instagram.com/publik_live/tv/CWrcR4VICfO/?utm_medium=copy_link
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



