E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parisi zyrtar heq flamurin e BE-së nga Harku i Triumfit, pas akuzave të forta të së djathtës ekstreme
Lajme

Parisi zyrtar heq flamurin e BE-së nga Harku i Triumfit, pas akuzave të forta të së djathtës ekstreme

Zyrtarët francezë kanë hequr flamurin e Bashkimit Evropian nga Harku i Triumfit në Paris pas akuzave që rivalët politikë të Emanuel Macron lëshuan në drejtim të tij se është duke zhbërë identitetin francez. 

Flamuri i Unionit u ngrit në Harkun e Triumfit në vend të atij francez në prag të Vitit të Ri. Gjithashtu, vendosja e flamurit të BE-së ishte edhe një gjest simbolik pasi Franca merr në këtë fillimviti presidencën e radhës së Këshillit të BE-së, të cilën  do ta mbajë për gjashtë muajt e ardhshëm.

1

Dritat blu të reflektuar nga ngjyrat e flamurit të BE-së duhej të ndriçonin Harkun e Triumfit si dhe Kullën Eifel edhe për pjesën e mbetur të kësaj jave. Rivalët politikë të krahut të djathtë të Presidentit Emmanuel Macron reaguan ashpër ndaj heqjes së flamurit francez në Harkun e Triumfit për të vendosur atë të BE-së.

Ata e cilësuan “fyerje” për trashëgiminë e Francës dhe veteranët e saj.  Por sipas zyrtarëve të presidencës franceze flamuri i BE-së ishte menduar të qëndronte në Harkun e Triumfit vetëm për dy ditë dhe heqja ishte “në përputhje me orarin e planifikuar”, shkruan Daily Mail.

2

Kandidatja konservatore, Valerie Pecresse,  e cila mund të jetë kundërshtarja kryesore e Macron në zgjedhjet e ardhshme, shkroi në Twitter, duke shprehur hapur kundërshtitë për vendosjen e flamurit të BE-së:”Kryesoni Evropën, por jo të fshini identitetin francez.”Ajo i kërkoi Macronit të rivendoste flamurin francez në Harkun e Triumfit. “Ne ia kemi borxh ushtarëve tanë që derdhën gjakun e tyre për atë flamur”.

Kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen e quajti heqjen e flamurit të BE-së një fitore për patriotizmin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.