Babai i dehur në Fier keqtrajton fëmijët e tij të mitur 15 dhe 13 vjeç
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier.
Bëhet me dije se një baba i dehur ka dhunuar dy fëmijët e tij të mitur 15 dhe 13 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Rërës, Patos.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin K. T., 46 vjeç, banues në Rërës, Patos, pasi në gjendje të dehur ka keqtrajtuar fëmijët e tij të mitur 15 dhe 13 vjeç”, thotë policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



