E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga nesër nis penalizimi në Shqipëri: Rriten vaksinimet
Lajme

Nga nesër nis penalizimi në Shqipëri: Rriten vaksinimet

Duke nisur nga 4 janari të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare në Shqipëri duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, atë të shërimit, ose tampon negative çdo 5 ditë.

Ky është vendimi i marrë nga Komitetit Teknik përpara mbylljes së vitit 2021, e që do të zbatohet që nga janari 2022. Deri më tani nuk ka ndonjë kontestim, edhe pse puna në shtet nis që nga 5 janari.

Mjekët e familjes në qendrat shëndetësore thonë se interesi është shtuar më shumë gjatë muajit dhjetor.

Vaksinën anticovid kërkojnë ta kryejnë si moshat aktive për punë, kjo e ndikuar edhe nga urdhri i ri, por edhe moshat e treta që janë të interesuar për dozën e tretë anticovid.

Aktualisht  stafi spitalor, ai i shkollave dhe studentët kanë qenë të detyruar të  kryejnë vaksinën, ose do të kishin kufizime.

Megjithëse në shkolla dhe spitale  përfshirja ka qenë e madhe, studentët kanë hezituar  ti nënshtrohen vaksinimit. Sipas informacioneve janë kryer mbi 2 mln e 400 mijë vaksina anticovid, përfshrë këtu edhe ata që e kanë kryer jashtë Shqipërisë.

Sipas informacioneve zyrtare, me dozë të parë janë 1 mln e 150, ndërsa mbi 1 mln e 50 janë doza të dyta, në numër të konsiderueshëm janë edhe dozat perforcuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.