E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ 34-vjeçari qëllohet me armë zjarri në Lezhë. Transportohet me urgjencë drejt Tiranës
Lajme

EMRI/ 34-vjeçari qëllohet me armë zjarri në Lezhë. Transportohet me urgjencë drejt Tiranës

Një 34-vjeçar raportohet të jetë plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta në Kurbin.

Policia bën me dije se sot ai është dërguar nga spitali i Lezhës në Tiranë për ndërhyrje të specializuar.

Bëhet fjalë për shtetasin  Vincens Piroli banues në Sanxhak.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.