E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndalohet te “Trauma” Vinçens Piroli, dëshmia e 34-vjeçarit të plagosur: Më qëlluan tek Ura e Bunës
Publik News

Ndalohet te “Trauma” Vinçens Piroli, dëshmia e 34-vjeçarit të plagosur: Më qëlluan tek Ura e Bunës

Ndaj 34-vjeçarit Piroli ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, pasi dyshohet se në korrik të 2021 së bashku me Dorian Lalën ekzekutuan në Ulqin Momcilo Gjurishic.

34-vjeçari i plagosur mbrëmjen e kaluar në Shkodër nuk ka folur dot për policinë, për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore. I plagosuri ka pasur një komunikim vetëm me bluzat e bardha në Lezhë, ku i ka thënë se ka qenë duke lëvizur në këmbë në zonën e Urës se Bunës në Shkodër, kur dikush është afruar dhe e ka qëlluar.

Nga frika se atentatorët do ta ndiqnin, ai nuk shkoi në Spitalin e Shkodrës, por kërkoi ndihmë në atë të Lezhës. Nisur nga kjo, policia ka ushtruar kontrolle në zonën e përmendur, por nuk ka gjetur gëzhoja dhe as raportime për të shtëna me armë.

Ndërkohë, po punohet me kamerat për të identifikuar personin që shoqëroi 34-vjeçarin në spital.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.