E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është i FORTI i Niklës i shpëtoi 100 plumbave në 2019, i vranë hallën
Lajme

Kush është i FORTI i Niklës i shpëtoi 100 plumbave në 2019, i vranë hallën

Marklen Haka, një prej të arrestuarve ditën e djeshme nga aksioni i RENEA-s në të gjithë vendin është një emër i njohur për drejtësinë. Në shtator të vitit 2019 ai i shpëtoi një atentati në derë të shtëpisë së tij ku mbeti e vdekur halla e tij Shpresa Basha. Marklen Haka, arriti të shpëtonte, vetëm më një plumb në krah.

Atentatorët kishim mundur të hynin në thellësi të fshatit Zezë të Fushë-Krujës, aty ku jetojnë anëtarët e familjes Haka në fshehtësi të plotë dhe të padiktuar nga askush.

E gjitha rruga për të mbërritur tek 3 vilat e fisit Hakaështë e monitoruar 24 orë me kamera sigurie. Viktima 50-vjeçe dyshohet se, u qëllua aksidentalisht. Shpresa Basha ka hapur derën e jashtme të shtëpisë, në momentin kur u qëllua me armë zjarri.

Haka ishte në oborr kur filluan të shtënat. Në vendngjarje u sekuestruan më shumë se 100  gëzhoja të qëlluara nga katër armë të ndryshme automatike.  Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por u lirua për mungesë provash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.