E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje tronditëse nga vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat: U mbyt me kapuçin e xhupit kur po merrte çantën e varur
Lajme

Detaje tronditëse nga vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat: U mbyt me kapuçin e xhupit kur po merrte çantën e varur

Vdekja e 3-vjeçarit në Fier në një kopsht privat të qytetit. Sipas dëshmisë së edukatoreve 3-vjeçari ka qenë duke u larguar nga kopshti dhe ka shkuar si çdo ditë për të marrë çantën e varur. Dyshohet se kapuçi i xhupit të tij ka ngecur në varësen e çantave dhe për pasojë ai është mbytur.

Edukatoret kur kanë parë që fëmija u vonua kanë shkuar ta shohin, por e kanë gjetur pa shenja jete. Edhe pse kanë tentuar t’i vijnë në ndihmë, nuk ka qenë e mundur, pasi vogëlushi kishte ndërruar jetë.

Duke folur për mediat jashtë ambienteve të spitalit të Fierit, daja i 3-vjeçarit tha se janë lajmëruar nga stafi i kopshtit që fëmija është rëndë.

Daja i vogëlushit 3-vjecar:

“E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht për të mësuar e edukuar vetëm kur na vjen lajmi hajdeni se djalin e keni keq. Vij me vrap në urgjencë, aty u takuam me doktorin që kishte munduar të kthente në jetë djalin ma shpjegoi më tha djali na ka ardhur i pajetë. Më tha ne i bëmë të gjitha çfarë kishim për të bërë e djalin nuk e shpëtuam dot. Na tha që kishte një shenjë këtu në grykë, për këtë duam drejtësi”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.