E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha tregon si do të futen në selinë e PD: Do shkoj në “shtëpinë time” dhe nuk do cenohet askush
Lajme

Berisha tregon si do të futen në selinë e PD: Do shkoj në “shtëpinë time” dhe nuk do cenohet askush

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk do të ketë dhunë ditën e nesërme në protestën që do të zhvillohet para selisë blu, por thekson se do të përdoren mjete që hapin dyert prej hekuri.

Teksa e konsideron selinë e PD “shtëpinë e tij”, Berisha shprehet se do të kthehet aty dhe nuk ka për të cënuar askënd.

“Protestë e fuqishme paqësore. Në mënyrë kategorike nuk pranojmë asnjë akt dhune. Nëse tjetri mbyll derën e shtëpisë, çfarë më mbetet mua? Të shtyj derën. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë time dhe po shkoj në mënyrë paqësore. Do përdoren mjete që hapin dyert e hekurta. Ajo nuk është dhunë, por hapje në moral dhe në ligj e derës së shtëpisë tënde. Asnjë qime floku nuk do t’i preket kujt. Nuk shkojmë ne të cënojmë njeri aty. Ai është shkarkuar dhe po përdor milionat e plaçkitura për karrigen e tij. Ai po e mban me dhunë selinë, po e mban me banda, me mercenarë. Ata kanë kërcënuar, zëdhënësit më të afërt të tij, kanë thënë se do të ketë viktima. Këto fjalë s’i keni dëgjuar nga ne. Kanë thënë se pa gjak nuk e lëshojmë. Ne shkojmë paqësisht. Dyert do t’i hapim. Po i hapi Lulzim Basha, nuk përdorim asnjë mjet. Ne nuk dhunojmë kurrë asnjë punonjës, është shtëpia jonë, janë punonjës të PD ata”, u shpreh Berisha.

Ndërsa rolin e gjykatës, Berisha e sqaron kështu: “Ne jemi bashkë në garë, numërojmë votat, kontestojmë dhe shkojmë në gjykatë për kontestimin që kemi për votat. Gjykata ka rol vetëm në një moment, ky statut që vjen është apo jo në përputhje me Kushtetutën”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.