E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy ditë pas protestës së dhunshme të Sali Berishës, Lulzim Basha mbledh Kryesinë e PD-së!
Politikë

Dy ditë pas protestës së dhunshme të Sali Berishës, Lulzim Basha mbledh Kryesinë e PD-së!

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet pasditen e sotme në orën 18:30 me kërkesë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili përmes një mesazhi dërguar anëtarëve të Kryesisë, bën me dije se rendi i ditës do të jetë “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.

Njoftimi

Te nderuar anëtarë të Kryesisë,

Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.

Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.