E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse është i pashmangshëm regjistrimi i PDR-së nga Sali Berisha në Gjykatë!
Publik News

Pse është i pashmangshëm regjistrimi i PDR-së nga Sali Berisha në Gjykatë!

Analisti Eduard Zaloshnja zbulon disa nga skenarët e mundshëm që mund të zbatojë Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Sipas Zaloshnjës, Berisha dhe mbështetësit e tij për t’i marrë Lulzim Bashës do përballen me të në gjykatë.

Por për analistin një gjë e tillë mund të zgjasë deri në praneverë tjetër, gjë e cila sipas tij i lë vetëm dy mundësi Sali Berishën, ose të regjistrojë në Gjykatën Partinë e re,  Partia Demokratike e Rithemeluar, PDR, ose të marrë godinën e Kryeministrisë.

“Pas 15 muajsh, Komisioni i Rithemelimit të PD-së do të gjendet para një dileme të fortë – ose të regjistrojë zyrtarisht PDR-në (Partia Demokratike e Rithemeluar) për zgjedhjet lokale, ose të zaptojë Kryeministrinë. Por këtë të dytën s’ka gjasa fare ta realizojë, kur edhe SHQUP-in nuk e zapton dot…”, thekson Zaloshnja.

Eduard Zaloshnja

Nga Eduard Zaloshnja

Për t’i marrë zyrën Bashës nuk nevojiten 44 mijë përkrahës të Berishës në oborrin e SHQUP-it. 1000 përkrahës të tij të zjarrtë, të pajisur me mjetet e duhura, mund ta zaptojnë atë zyrë. Por problemi është se, në çastin kyç, ndërhyn fort policia, dhe përkrahësit e zjarrtë përfundojnë tek bregu i Lanës…

Beteja ligjore për t’i marrë vulën Bashës mund të jetë më pak dramatike, por me pak gjasa të ketë sukses për disa vjet. Vendimet e gjykatës së Tiranës mbi dy statutet e depozitura (një i PD-së zyrtare dhe një i Komisionit të Rithemelimit të PD-së) mund të zvarriten me lloj-lloj justifikimesh deri pranverën tjetër. Dhe më pas, vendimet e shkallës së parë mund të apelohen në shkallët më të larta të gjyqësorit…

Pas 15 muajsh, Komisioni i Rithemelimit të PD-së do të gjendet para një dileme të fortë – ose të regjistrojë zyrtarisht PDR-në (Partia Demokratike e Rithemeluar) për zgjedhjet lokale, ose të zaptojë Kryeministrinë. Por këtë të dytën s’ka gjasa fare ta realizojë, kur edhe SHQUP-in nuk e zapton dot…

Me pak fjalë, e vetmja zgjidhje do të mbetet regjistrimi zyrtari PDR-së para zgjedhjeve lokale, me shpresën se mund të fitojë ca bashki në Veri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.