E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha komenton deklaratën e zyrtarit amerikan: E ftoj Escobarin e këdo, t’u tregojë shqiptarëve cdo provë e fakt. S’ka nevojë për gjykata
Politikë

Berisha komenton deklaratën e zyrtarit amerikan: E ftoj Escobarin e këdo, t’u tregojë shqiptarëve cdo provë e fakt. S’ka nevojë për gjykata

sh kryeministri Berisha i është përgjigjur interesit të medias, lidhur me deklaratat e zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar.

” Unë shpreh keqardhje të madhe. Në vizitën e parë reagimi ishte ky : që shqiptarët janë një komb i vjetër dhe në ato elementë të tyre, ata nuk i kanë qëf kukullat. Shqipëria është vendi me tregun më të vogël të kukullave në rajon. Dhe në mënyrën më të sinqertë i kërkova mos merret me kukulla.
Ju e patë që jo vetëm nuk ndikoi në kuvend, por kuvendi shënoi një rekord historik.
Tani i them zotëri, si punohet mirë me një njeri që merr vrasës e banditë për godinën e mbrohet edhe nga garda ?

E ftoj z. Escobarin cdo fakt ta depozitojë në gjykatë, s’ka nevojë fare t’ua tregojë shqiptarëve, pastaj i marr vetë vendimet e mia. Ajo që është, për mendimin tim, e rëndë dhe unë mendoj se duhet të rishqyrtohet, të mbështetës Lulzim Bashën sot, jo vetëm mbështet një kufomë politike, por më keq akoma. Jo vetëm është një kufomë politike, por ai ka një gjë tjetër, të mbështetës Bashën, është një përçmim i madh, një shkelmim mbi politikanët e rinj shqiptarë. Të mbështetës Bashën nuk lufton Sali Berishën, ua them unë që jo.

Ata që mendojnë se po më dëmtojnë mua duke mbështetur Bashën, nuk i bëjnë llogaritë mirë. Problemi është se çfarë shohin shqiptarët sot është se ky politikan është njeriu më i degraduar i politikës shqiptare. A mendoni se është problem i madh për gjeneratat e reja mbështetja e tij? Problem shumë i madh, sepse ai është simbol i të pabesit, i të lidhur me krimin më shumë se kushdo tjetër, i përzier në afera korruptive shumë të rënda, të njohura edhe në vendin e Escobar, plus dosje të tjera. Ju bëj thirrje agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve partnere ta hetojnë për larje parash, sepse Rama ja mbylli dosjet e larjeve të parasë” u shpreh Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.