E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përjashtimet në PD/ Basha: Dora ime mbetet e shtrirë për t’i rikthyer në familjen tonë politike, vetëm nëse distancohen nga dhuna
Lajme

Përjashtimet në PD/ Basha: Dora ime mbetet e shtrirë për t’i rikthyer në familjen tonë politike, vetëm nëse distancohen nga dhuna

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimin e tij me demokratët zhvilluar në Kurbin u shpreh se detyrë e PD është të rikthejë pranë saj njerëzit e vlerave

Basha gjithashtu deklaroi se PD është distancuar nga dhuna, ndërsa i bëri thirrje të gjithë demokratëve të distancohen nga dhuna.

Ai më tej theksoi se anëtarët e përjashtuar kanë mundësi t’i bashkohen PD, me kushtin që të distancohen nga dhuna.

‘Gabimet shumë të mëdha që mund të kushtonin jetë demokratësh, me një gjuhë urrejtje që nuk e kemi dëgjuar edhe nga kundërshtarët. Vija e kuqe është dhuna dhe kur kalohet ose e lemë të na shkatërrojë ose i marrim vendimet siç i mori PD. Shumica e diferencuar siç ishte diferencuar në atë  8 janar të zi, kanë akoma mundësi ti thërrasin arsyes. Dhe kanë të gjitha arsyet të jenë me demokratët në betejë me Edi Ramën. Do të ketë të garantua ta ngrenë zërin sa të duan, ta drejtojnë gishtin ku të duan, duke filluar nga unë edhe me garë , por kurrë me dhunë. Distancimi nga dhuna është kushti i vetëm dhe pas distancimit nga dhuna dhe rikthimit tek përplasja e mendimeve dhe ideve, dora ime mbete te shtrirë për ti rikthyer në familjen tonë politike. Ky diferencim nuk bëhet për diversion, por për një parim të shenjtë dhe bëhet në sytë e të gjithë qytetarë edhe të atyre që nuk na votojnë për arsye të ndryshme. Sa vite ka në Kurbim familje të vrara nuk votojnë për PD, i kemi pyetur dhe po e filloj me të përndjekurit dhe pronarët që duhet të jenë palca e PD dhe thonë, duam të por thonë,; sa shohim emrin e dikujt apo jeni në aleancë me dikë jemi të dyzuar. Ka deri tek të majtët që thonë se Edi Rama edhe pse kreu i partisë së tyre është i korruptuar, por sërish nuk e kanë kaluar do te pragun. Qëndrimi që duhet të mbajmë është tu hapim dyert dhe ti themi se sot ne jemi çliruar nga hijet e të shkuar dhe jemi të vendosur mos t’i përsërisim më , por këtë duhet ta bëjmë me vepra. Beteja me regjimin mund të kurorëzohet me sukses vetëm nëse PD është në aleancë me të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që duan ndryshimin dhe kjo duhet të përkthehet në veprim.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh të prerë ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa theksoi se kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë.

Nga Kurbini Basha tha se atyre që bashkëpunojnë me Ramën, PD iu thotë; Ndal, ose jashtë!

“Veprat tona kanë folur qartë kur SHBA përcaktuan si non-grata personazhe të botës së krijimit në PS. Duke ndjekur këtë standard, me kompetencat ‘një anëtar një votë’ edhe unë kam marrë të njëjtin vendim në 9 shtator, me shpresën dhe besimin se Berisha do ia kursente demokrateve, atë që po bën dhe këto ditë të fundit. Duke i thënë; na lë të të nderojmë për atë pjesë të mirë të historisë. Na lërë të ecin para. Një standard kemi vendosur, që e ke mbështetur edhe ti. Kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikës, madje më shumë se kaq. Por për fat të keq, interesa personale u vendosen para sakrificës së qytetarëve të Kurbinit dhe Lezhës. E vërtetë zoti Avokat Duka që si kemi dhënë dorën njëri-tjetrit. Do ta jap dorën. Por për ça do të akuzojnë. Nëse e kanë për kultin e individit, ata që të akuzojnë ose janë komunist, ose janë të infektuar. Kulti i individit e ka marrë në qafë njeriut. Ndaj në këtë sallë nuk jam për t’u fryrë sa herë dëgjoj përshëndetjet tuaja dhe emrin tim. jam për të dëgjuar me përulësi mendimet e demokratëve dhe kritikat e drejtpërdrejta dhe për t’ju thënë e para; Ata që duan ta përçajnë PD, ata që duan ta shkatërrojnë PD, e bëjnë këtë për hesap të Edi Ramës. Atyre do iu themi; ndal ose jashtë! Ndërsa…një grusht njerëzisht janë këta që si kanë bërë llogaritë për demokratët për gjërat e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër përhumbet pas njerëzve të së shkuarës, që mund të kishin ‘pushtuar’ dhe njerëz me atë gjuhë urrejtje. Ata e kanë kaluar vijën e kuqe.”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.