E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni i Rithemelimit apo PD, kë do regjistroni në zgjedhjet e pjesshme lokale? Ja si përgjigjet kryetari i KQZ-së
Lajme

Komisioni i Rithemelimit apo PD, kë do regjistroni në zgjedhjet e pjesshme lokale? Ja si përgjigjet kryetari i KQZ-së

Kryetari i komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shprehet se për zgjedhjet e pjesshme lokale, mund të regjistrohen të gjitha ato parti që plotësojnë kushtet sipas ligjit.

“Partia Politike që kërkon të regjistrohet si subjekt zgjedhor, duhet të paraqesë diosa dokumente, ku dhe një vendim nga Gjykata e Tiranës për partinë politike, emrin, organet drejtuese, organet kompetente për marrëdhëniet me të tretët. Nuk është çështje e KQZ-së, por e përcaktuar mirë nga ligji. Në momentin kur do fillojë regjistrimi i partive politike, do të merrni dijeni për partitë që regjistrohen dhe përfaqësuesit e tyre. Qoftë në raport me KQZ-së. Sikurse për çdo gjë tjetër, si Komisioner Shtetëror, dijenia merr pasi merren vendimet përkatëse” – tha Celibashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.