SHBA bën gati trupat për në Ukrainë / Pentagoni përgatitet për luftë
Rreth 8,500 trupa amerikane janë vënë në gatishmëri të lartë për t’u zhvendosur në Ukrainë, në rast të një urdhri të Pentagonit.
Rusia vazhdon të mohojë planifikimin e një aksioni ushtarak kundër Ukrainës, pavarësisht se ka grumbulluar 100,000 trupa aty pranë. Presidenti Biden zhvilloi një video-telefonatë me aleatët europianë të hënën, ndërsa fuqitë perëndimore synojnë një strategji të përbashkët kundër agresionit rus.
Pentagoni tha se ende nuk ishte marrë një vendim nëse do të dërgonte trupat, apo jo.
“Do të ndodhte vetëm nëse aleanca ushtarake e NATO-s vendos të aktivizojë një forcë të reagimit të shpejtë, “ose nëse zhvillohen situata të tjera”, që do të thotë lëvizje shqetësuese të trupave ruse”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.
Disa anëtarë të NATO-s, duke përfshirë Danimarkën, Spanjën, Francën dhe Holandën, tashmë po planifikojnë, ose po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë dhe anijeve luftarake në Europën Lindore për të forcuar mbrojtjen në rajon.
Gjatë fundjavës, rreth 90 ton “ndihmë vdekjeprurëse” amerikane duke përfshirë municione për “mbrojtësit e vijës së parë” mbërritën në Ukrainë.
Përveç Presidentit Biden, video-telefonata e së hënës përfshinte kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin e Italisë Mario Draghi, presidentin polak Andrzej Duda dhe shefin e NATO-s Jens Stoltenberg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



