E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Sharjet dhe fyerjet na bëjnë më të fortë e të vendosur, asnjë hap pas në këtë mision për të zgjedhur të ardhmen!
Lajme

Basha: Sharjet dhe fyerjet na bëjnë më të fortë e të vendosur, asnjë hap pas në këtë mision për të zgjedhur të ardhmen!

Kryedemokrati, Lulzim Basha nga Korça ku po mban një takim me demokratët u shpreh i vendosur për të vazhduar përpara duke mos u tërhequr asnjë hap pas.

Basha tha se në mes të kësaj tollovie ku po përpiqen të fusin PD-në demokratët kanë një detyrë një detyrë, të jenë më të qartë e të vendosur më shumë se kurrë.

“Ju garantoj, nuk tërhiqem asnjë hap pas. Sharjet ndaj jush, ndaj demokratëve të sakrificës për të na ulur kokat, ato le t’i bëjnë 100 fish ndaj meje. Më të fortë më bëjnë, më të vendosur. Këtu është momenti ku duhet t’ju kërkoj një falje të gjithë atyre që na ndjekin se nuk ka arsye për ngritjen e zërit, e di se mesazhi përcillet, por entuziazmi më rrëmben mua dhe ngre dhe zëri. Nuk ka asnjë hap pas në këtë mision për të zgjedhur të ardhmen sepse një hap pas do të thotë t’i biesh ndesh shpresës së vetme të demokratëve, do të thotë të shkosh në të shkuarën. Kjo është një detyre që e pranoj me përulje për Shqipërinë dhe fëmijët e shqiptarëve. Në mes të kësaj tollovie ku po përpiqen të fusin PD-në ne kemi një detyrë, të jemi më të qartë e të vendosur se kurrë. Ata kanë për arme mashtrimet, gënjeshtrat, fyerjet por e vërteta është me ne, me shumicën e shqiptarëve. Le ta flasim të vërtetë siç është. Çfarë thonë në mëngjes nuk thonë në darkë. Jam i hapur t’i përgjigjem çdo pyetjeje dhe ballafaqimi. Jemi të vendosur ta çojmë deri në fund këtë mision. Këtu askush nuk ka ardhur për hallin e vet, nuk luftojmë për hallin e askujt. Ndaj sic më jepni frymëzim e forcë nga Fieri në Kurbin, nga Durrësi në Korçë, në takime të tjera le ta shpërndajmë këtë frymë kudo. Misioni ynë është rruga drejt të ardhmes. ndaj ju ftoj të bashkoheni, profesorë, intelektualë, sipërmarrës që duan të kontribuojnë janë të mirëseardhur. Po ashtu edhe demokratët e sakrificës janë të mirëseardhur, dora jonë është e shtrirë për të ecur bashkë në rrugën drejt të ardhmes. Ky nuk është takimi ynë i parë dhe as i fundit. më lejoni t’ju falënderoj se sot keni ngritur peshë zemrat e shqiptarëve siç ka ditur t’i ngrejë përherë Korça e diturisë. Jam mirënjohës për pritjen tuaj’, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.