FOTO/Spiropali në kafe me oligarkun e tenderave të Ramës
Oligarku Pëllumb Salillari njihet ndryshe si ‘kuçedra’ e tenderave të Edi Ramës.
Biznesmeni merr ‘copën e luanit’ në çdo tender qindramilionë euro që zhvillohet në projekte infrastrukturore.
Salillari njihet edhe për miqësinë që ka me vetë Ramën dhe ministrat e tij me të cilët drekon, darkon dhe ndan pazaret.
SYRI ka siguruar një foto të biznesmenit teksa ndodhet në një lokal në Tiranë, me ministren e Shtetit dhe besniken e Edi Ramës, Elisa Spiropali.

Me sa duket, oligarku po merr informacione me vlerë për ndonjë tender tjetër të planifikuar nga Edi Rama, m.q.s 2022-shin e ka pagëzuar si vitin e ‘bumit’ të vjedhjes masive me PPP e koncesione./SYRI.net
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



