Këta janë EMRAT e kandidatëve të Berishës
Ka përfunduar procesi i votimit dhe i numërimit në primaret për zgjedhjen e kandidatëve zyrtarë të Sali Berishës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Në orën 08:00 të mëngjesit, në Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Vorë, e Rrogozhinë, të gjithë anëtarët e PD-së votuan kandidatin e tyre të preferuar.
Kandidatët e zgjedhur do të garojnë kundër forcave të tjera politike në zgjedhjet e 6 marsit. Por vetëm në Shkodër pati shtyrje të orarit të votimit me një orë më shumë, kjo për shkak të fluksit të madh të votuesve.
Si përfundim janë zyrtarizuar këto emra:
-Premtim Kryemadhi (Dibër)
-Ardian Muka (Durrës)
-Elton Bano (Lushnje)
-Hekuran Xhani (Rrogozhinë)
-Lulzim Vrana (Vorë)
-Bardh Spahia (Shkodër)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



