E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurorja që u shkarkua sot në Dibër, bashkëshortja e kandidatit të Berishës për 6 Marsin
Lajme

Prokurorja që u shkarkua sot në Dibër, bashkëshortja e kandidatit të Berishës për 6 Marsin

Belina Zeneli, prokurorja e shkarkuar ditën e sotme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas kërkesës së ILD, është bashkëshortja e kandidatit të Komisionit të Rithemelimit në Dibër Premtim Kryemadhi.

Ky i fundit u zgjodh dje kandidat në kampin e Berishës për zgjedhjet e 6 Marsit. Ai mori 424 vota. Në garë përballë tij ishin Behar Dema dhe Dafina Muda.

Si u shkarkua Belina Zeneli

KLP njoftoi sot  ka pranuar kërkesën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimi e Zenelit, një prej prokurorëve  që kishte në dorë dosjen 184.

Nga hetimi ka rezultuar se ajo kishte zvarritur disa akte procedurale përgjatë periudhës 2013-2021. Në njoftim thuhet se veprimet e saj kanë cenuar imazhin e organit të akuzës duke ulur besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.