E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marrëveshja e “Shtëpisë së Lirisë”/ Berisha ‘autorizon’ Kryemadhin t’i regjistrojë kandidatët më 6 Mars!
Lajme

Marrëveshja e “Shtëpisë së Lirisë”/ Berisha ‘autorizon’ Kryemadhin t’i regjistrojë kandidatët më 6 Mars!

Në marrëveshjen e koalicionit  thekwohet se kandidatët e Sali Berishës në këto zgjedhje do të regjistrohen në KQZ nga kryetarja e LSi-së, Monika Kryemadhi.

“Të autorizojmë zj. Monika Kryemadhi, Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ose të autorizuarin prej saj, që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kandidatët për kryetar bashkie në këto njësi, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor. Të autorizojmë Z. Endrit Braimllari që:  a. Të paraqesë kërkese për regjistrimin e Koalicionit, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së. b. Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. c. Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin”, thuhet në marrëveshjen e Shtëpisë së Lirisë.

Ndërkohë që pjesë e koalicionit do të jetë dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës. Marrëveshja është firmosur nga sekretari I Përgjithshëm I LSI-së, Endrit Braimllari, Flamur Noka si përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit, po ashtu dhe Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

“Partia udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor është partia Lëvizja Socialiste për Integrim.

* Të autorizojmë zj. Monika Kryemadhi, Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ose të autorizuarin prej saj, që të paraqesë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) kandidatët për kryetar bashkie në këto njësi, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor.

*Të autorizojmë Z. Endrit Braimllari që: a. Të paraqesë kërkese për regjistrimin e Koalicionit, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së. b. Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. c. Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin.
*Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij.

*Në listën shumëemërore të Koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti. Kandidatët në listat shumeemërore të Koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të Koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake.

*Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit të saj”, thuhet në marrëveshjen e Shtëpisë së Lirisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.