Merr fund arratia, bien në pranga tre shqiptarët e larguar nga burgu i Kretës, një në kërkim
Arrestohen tre nga shqiptarët e arratisur sot nga burgu grek i Hanias në Kretë. Bëhet fjalë për Olis Priftin, Ardian Metën dhe Mateo Barjami, ndërsa në kërkim është Bledar Frroku.
Mësohet se shqiptarët u kapën në qendër të Kretës, në Heraklion, pas bashkisë.
Të arrestuarit kanë kanë pohuar se dy të dënuarit e tjerë kanë qëndruar në Chania.
Sipas mediave greke, shqiptarëve të arratisur iu gjetën dy thika, një sasi e vogël kanabis, heroinë dhe pluhur i bardhë. Ndër të tjera policia gjeti dhe mjetin e dytë të cilën ata vodhën për të arritur që të arratiseshin.
Pas shumë orë kërkimesh policia greke arriti që të arrestonte 3 shqiptarëve, ndërkohë që përveç Frrokut, në kërkim është dhe palestinezi.
Pas arratisjes së të dënuarve pesë efektivë janë vënë nën hetim dhe akuzohen për neglizhencë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



