E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DOKUMENTI/ Sorina Koti “grin” fondet publike
Lajme

DOKUMENTI/ Sorina Koti “grin” fondet publike

Vazhdon të thellohet më tej skandali i përfitimit nga fondet publike të deputetes Sorina Koti, mbështetëse e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe pjesë e Komisionit të Rithemelimit.

Disa ditë më parë  sipas të dhënave të siguruara nga “BalkanWeb” u provua se si babai i deputetes së Korçës kishte përfituar mijëra euro nga fondet publike në shkelje flagrante të ligjit në periudhën kur Koti tashmë kishte marrë zyrtarisht mandatin e deputetes.

“BalkanWeb” ka siguruar të tjera të dhëna të cilat e thellojnë më tej këtë skemë përfitimi.

Sipas një dokumenti babai i deputetes së Foltores me anë të firmës së tij “Kotti” ka përfituar një tjetër tender, kësaj here nga bashkia Maliq.

  1. Në dokumentin e siguruar nga “BalkanWeb” jo më larg se ditën e sotme babai i deputetes, Vangjush Koti  me atë të kompanisë së tij KOTTI është shpallur fitues i një tenderi me vlerë 100.050.00 lekë  nga bashkia e Maliqit.

Për periudhën shtator 2021 e në vijim, kjo bie në kundërshtim me Kodin e Etikës së Deputetit, për të cilin humb mandatin neni 17/1/b “Gjatë ushtrimit të mandatit, deputetit nuk i lejohet: të kryejë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojë pasuri të këtyre” dhe neni 17/6 “Nëse aksionet ose pjesët e kapitalit regjistrohen në emër të një të afërmit, që do të thotë bashkëshortit/bashkëjetuesit, femijët e rritur, prindërit e deputetit, ato konsiderohen të njëjtë sikur të ishin të regjistruar në emër të vetë deputetit dhe të drejtat për pronën e të afërmve kufizohen në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë deputetit.

Nje afere e tille eshte hasur edhe me pare ne Shqiperi. Kompania e ish-deputetit te PS Koco Kokëdhima, ABISSNET ka përfituar plot 176 kontrata me institucionet shtetërore duke u ofruar atyre shërbimin e internetit.

Rasti është i ngjashëm me precedentin që krijoi deputeti i PS, Beqja në vitin 2011. Beqja, pasi kishte marrë mandatin e deputetit nga KQZ, kishte përfituar nga Bashkia Durrës tenderin me 97.7% të vlerës së fondit limit dhe se vetë Beqja në shoqërinë përfituese të tenderit në fjalë kishte qenë aksioner me 51% të aksioneve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.