E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Projekti për portin e Durrësit/ Deputeti i PD në interpelancë: Aferë e madhe korruptive
Politikë

Projekti për portin e Durrësit/ Deputeti i PD në interpelancë: Aferë e madhe korruptive

Deputeti demokrat i qarkut të Durrësit Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar sqarime nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për projektin e Portit të Durrësit, të cilin e ka quajtur “një aferë të madhe korruptive”.

Më 16 prill 2021 qeveria Rama vendosi ta nxjerrë portin e Durresit nga boshti perëndimor për ta kthyer në një komplek vilash luksoze.

Rama është shprehur për ndërtimin e një porti turistik nga “Emar Gropup” me vlerë 2 mld euro, punimet 8 muaj më pas nuk kanë nisur. Nga mediat jemi informuar që kompania Emar është përdorur si kamuflim i një kompanie offshore te regjistruar ne parajsa fiskale pronarët e vërtëte të së cilës mbeten anonim.

Cilat do jenë burimet e financimit te ketij investimi që akoma nuk ekziston asnjë projekt por vetem si ide?

A jane procedurat e ndjekura ne perputhje me ligjin shqiptar dhe nderkombetar? Perse jane bere në mungesë transparence dhe me shepjtësi jo karakteristike te institucioneve tona, pervecse për afera korruptive?

Ne e dimë fabulën që kanë ngritur e do vjjë të ngrejë qeveria. Pse ky projekt nuk është vecse një aferë e madhe korruptive?”, tha Xhaferraj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.