E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha përplaset me Ulsi Manjën, Nikolla i heq fjalën/ Ministri: Zë i vjetër që vjen nga bota e përtejme, nuk replikoj dot
Politikë

Berisha përplaset me Ulsi Manjën, Nikolla i heq fjalën/ Ministri: Zë i vjetër që vjen nga bota e përtejme, nuk replikoj dot

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij ditën e sotme në foltoren e Kuvendit, teksa ka hedhur akuza ndaj ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja duke thënë se ka bërë marrëveshje me Edi Ramën për de-natyralizimin e Dibrës me projektin e Skavicës.

“Të pyesim Ulsi Manjën, pse fshihet dhe pse mbahet sekret “vetting-u” i Sokol Sadushit. Apo i Ervin Pupës. I Ilir Pandës. Mbi çfarë baze përveçse shpellave të mafias. Denatyralizim iDibrës me hidrocentralin e Skavicës. A ndjen si Dibran përgjegjësi për shuarjen të të gjithë tokave pjellore. Çfarë kompromisi ke bërë ti me Ramën? U bëj thirrje dibranëve të ngrihen fuqishëm.” tha Berisha.

Në këtë moment ka ndërhyrë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla duke i ndërprerë fjalën Berishës.

“Kjo nuk është për procedurë. Uluni zoti Berisha.” tha Nikolla.

Ndërkohë në një përgjigje për Berishën, është ngitur menjëherë Manja teksa tha se nuk do të flasë me të vdekur, duke thënë se përgjigjen Berisha do ta marrë më 6 mars në zgjedhjet lokale.

“Kërkon llogari e hesap për Dibrën më duke si një zë i vjetër që vjen nga bota e përtejme por jam gjeneratë tjetër ndaj nuk replikoj. Dibranët janë në hallin e punën  e tyre. Me 6 mars do flasin vetë. Aty e kanë fjalën të zgjedhin më të mirën për Dibrën ndërkohë që nuk replikoj dot me një zë që vjen nga bota tjetër.” tha Manja.

Ndërkohë Berisha ka kërkuar sërish fjalën për replikë, por Nikolla ka refuzuar duke ia kaluar fjalën Jorida Tabakut

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.