Ndroq/Zbulohen emrat, kush janë punonjësit e OSHEE dhe polici pjesë e “shtëpisë së barit”
Zbulohen emrat e grupit që bashkëpunonte për kultivimin e kanabisit me llamba elektrike në një banesë në Ndroq të Tiranës. Ne pranga Qemal Hasa (elektriçisti) dhe Erion Mema (faturist).
Ndërsa janë proceduar penalisht shtetasi Elez Kapllani (kryeplaku i fshatit Pinet) dhe nga AMP është procedua penalisht Adrian Malliku (SPZ), 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet, në zonën e Ndroqit. Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasja Rudina Xhambazi, e cila kishte marrë me qira këtë banesë.
Shtetasja R. Xh., banesën e marrë me qira prej saj, së bashku me shtetasin E. D., i cili u kap në banesë gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ndërsa punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



