E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për arrestimet e ministrave të tij : Kushdo që ka ngjyer gishtin, të dënohet!
Politikë

Rama flet për arrestimet e ministrave të tij : Kushdo që ka ngjyer gishtin, të dënohet!

Përgjegjësia është individuale”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, i pyetur nëse ka ndrojtje se mund të dalin të tjerë ministra.

Kryeministri Edi Rama, pasi takoi sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në New York, dha një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Referuar dënimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për korrupsion dhe shpërdorim detyre, gazetari e pyeti kryeministrin, nëse i frikësohet arrestimeve në radhët e kabinetit qeverisës.

“Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit, sigurisht që duhet të marrin ndëshkimin e merituar, se e kanë bërë pas shpinës së një force qeverisëse që është këtu për të njerëzit”.

Sipas kryeministrit, për këtë arsye po bëhet reforma në drejtës, që e majta e ka mbështetur që nga fillimi, shton ai.

“Unë nuk jam i shqetësuar se mund të dalin ministra apo ish ministra apo kushdo qoftë sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi. Kur unë e kam thënë që reforma bëhet për një drejtësi të drejtë dhe nga ana tjetër përgjegjësia për rolin e çfarëdo qoftë është individuale. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin apo dorën në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit sigurisht që ata duhet të marrin ndëshkimin e merituar sepse e kanë bërë pas shpinës  së një qeverie”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.