Spiropali s’përmbahet ndaj Berishës: Bota e përtejme ka deputetin e vet, ik në shpi o Sali, s’ka agim për ty
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali nuk la pa përgjigje Sali Berishën pas akuzave të këtij të fundit kundër qeverisë.
Ajo tha se bota e të vdekurve ka si deputet Berishën. Ministrja i përmendi se damkën e hajdutit ish-kryetari i PD e ka marrë nga SHBA nëpërmjet shpalljes “non grata” për korrupsion dhe minim të demokracisë.
“Edhe ata në botën e përtejme duket se kanë deputetin e tyre,. Kujt i thua hajn, ti që je shpallur hajn nga SHBA, ke marrë damkën përfundimtare?!
Ik në shpi o Sali, shijo perëndimin e diellit se ska më agim për ty”, iu përgjigj Spiropali-Berishës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



