Basha me përfaqësues të biznesit durrsak: PD në një moment që po tejkalon pjesë të të shkuarës
Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kandidati i PD për bashkinë Durrës, Luan Hoti, janë takuar këtë të premte me përfaqësues të biznesit durrsak në një tryezë të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Durrës.
Kreu i PD Lulzim Basha duke theksuar se qyteti bregdetar ndodhet në një gjendje të vështirë ekonomike dhe jo vetëm, renditi arsyet që sipas tij janë të lidhura direkt me qeverisjen lokale apo qendrore.
“Politika ka humbur fytyrën njerëzore, ka uzurpuar institucionet e ato s’mund ti shërbejnë ekonomisë. Kaq”.
Basha tha se sot, PD është në një moment ku po tejkalon vetveten dhe po zotohet para shqiptarëve për një kulturë të re politike.
“Cfarë të bëjmë? Përpjekja e parë ti kthejmë fytyrën njerëzore politikës. Kollaj ta thuash,
gojët e politikanëve janë të mbushura me mjaltë sa herë fshata.
E vëshitrë ta bësh, se që ta bësh ndonjëherë duhet të kapërcesh veten.
Ky është momenti ku ndodhemi ne sot si forcë politike, s’kemi pse ta fshehim.
PD është në një moment ku po kapërcen vetveten po tejkalon pjesë të të shkuarës për të cilat nuk i ikën përgjegjësive por merr zotim para shqiptarëve për të ndërtuar një kulturë të re politike, me dhënien e një fytyre njerëzore politikës, kjo nuk është thjesht shprehje”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



