31 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha firmos në sheshin “Skënderbej” peticionin e Dekomunistizimit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë ditën e sheshin “Skënderbej” ku është zhvilluar një ceremoni e vogël në ditën historike, 31 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës.
Në fjalën e tij Basha ka kërkuar ndjesë në emër të PD ish të përndjekurve për shkak të proceseve të papërmbushura ndaj tyre deri më tani që nga mungesa e gjetjes së eshtrave të familjarëve të tyre të vrarë gjatë komunizmit e deri tek mungesa e dëmshpërblimit. Teksa firmosi peticionin e dekomunistizimit, Basha tha se do të dërgojë këtë iniciativë ligjore në kuvend.
“Një ndjesë e thellë në emër të PD drejtuar ish të përndjekurve poltikë për proceset e pa përmbushura që nga eshtërta e pagjetura deri te mungesa e dëmshpërblimit. Mungesa e kujtesës historike është e rrezikshme për një shoqëri si e jona që ka kaluar trauma pasi rrezikon të na i kthejë prapë.
Ky peticion detyron PD që të çojë në Kuvend iniciativën ligjore për të ndaluar simbolet e komunizmit, vetingun e deputetëve dhe anëtarëve të institucionave për pastrimin nga personat e lidhur me regjimin. Zbardhjen e plotë të aktivitetit të diktaturës dhe aksesin e plotë të shqiptarëve ndaj këtyre informacione dhe të mos mbeten të kyçura në arkiva.
Rishikimi i emërtimeve të gjithë objekteve publike në mënyrë që brezi i ri të rritet duke e glorifikuar por të kuptojë traumën që ka kaluar ky vend”, – tha Basha nga sheshi “Skenderbej”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



