Për fantazinë e shfrenuar të pantallonave të shkurtra
Imazhi i rrethuar në foto është im atë. Imazhi është shkëputur nga filmi ” Vdekja e Kalit”. Im atë nuk ka asnjë fotografi të vetën nga ajo ditë. Kur ka parë filmin, ka identifikuar veten. Asokohe kam qenë 9 vjeç dhe sigurisht nuk kuptoja se çfarë po ndodhte. Bënte ftohtë dhe isha strukur në cepin e sobës. Përballë shihja veçse nënën që ia kishte ngulur keq sytë televizorit dhe nuk ia ndante. Më kujtohet veç çasti kur i njomën sytë dhe shpejtoi t’i fshinte që të mos ia shihja unë.
Post Scriptum- Sot arrij të kuptoj se ime më atë mbrëmje shkurti, bluante brenda saj dilemën në do ta shihte apo jo tim atë të rikthehej, i cili atë ditë nuk kishte veshur pantallona të shkurtra, por ishte thjesht një njeri që gjatë gjithë jetës kish thënë veç një fjali- Nuk bohen njerëz kurrë komunistat!
Elona Caslli
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



