E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj përplaset ashpër me Tabakun: Je ndërtuese të djeg për dherat, xhaxhai yt po bën pallate!
Lajme

Veliaj përplaset ashpër me Tabakun: Je ndërtuese të djeg për dherat, xhaxhai yt po bën pallate!

Por Tabaku e mohoi kete akuze dhe iu drejtua Veliajt me fjalet ‘turp qe po genjen, Enver Hoxha do ishte krenar per ty’

REPLIKAT

Tabaku: Vendimi i këshillit bashkiak për dherat

Veliaj: Po i referohem ministrit se je dhe ndërtuese të djeg dhe për dherat, unë e kuptoj që je dënuar dhe nga gjykata

Tabaku: Veliaj jeni duke kaluar cdo cak moral ligjor etik, nuk të lë të abuzosh për personin tim. Pse i ke shtuar 45 milionë euro koncesionarit?

Veliaj: S’ka lidhje fare Bashkia me kulturën tuaj që i hidhni dherat nëpër lumenj. E di që të djeg për dherat. Njeriu ka një cip

Tabaku: Njeriu ka një cipë mban përgjegjësi për vendimet. Sa i papërgjegjshëm që je që detyron koncesionarin të marrë 45 mili9onë euro shtesë

Veliaj: Je ndërtuese moj zonjë dhe ke konflikt interesi.

Tabaku: Nuk jam ndërtuese, s’kam asnjë konflikt interesi unë.

Veliaj: Pse të djeg e nuk e lë tjetrin të flasë? Pse moj xhan të djeg?

Tabaku: Ku e ke vendimin e këshillit bashkiak?

Veliaj: Po pse të marr unë vendimin e këshillit bashkiak që të hedhë dherat xhaxhai yt që po bën pallate?

Tabaku: Xhaxhai im nuk po bën asnjë pallat fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Askush nga familja ime s’po bën asgjë. Jam e disponueshme të bëhem objekt i një komisoni hetimor nëse është nevoja

Veliaj: Më lë të flas e do përgjigjem ta ilustroj e jo të të hyj në hak se ta kam dhënë lejen.

Tabaku: Nuk më ke dhënë mua asnjë leje ndërtimi

Veliaj: Je përfituese

Tabaku: Të të vijë turp

Veliaj: je përfituese

Tabaku: nuk jam nuk jam

Veliaj: familja

Tabaku: nuk jam po gënjen e kuptoj që ke blerë cdo gjë në këtë vend po mua nuk më blen dot, 45 milionë euro ja ke dhënë koncesionarit të Tiranës, këtu përgjigju në cilin akt e ke bazuar?

Veliaj: Po qetësohu moj goc, po ta shpjegoj. Bashkia Tiranë …o shok rëndësi ka që Tirana është e pastër të tjerat do i sqarojmë.

Tabaku: Kolegë ju lutem qetësohuni, Veliaj pyetja e fundit

Veliaj: Bashkia s’është fare pjesë kontraktuale e dherave është marrëdhënie mes privatit po ta ilustroj moj se nuk ka gjë të keqe të merresh me ndërtim.

Tabaku: Po gënjeni nuk është e vërtetë .

Veliaj: Po e ke thënë 10 herë më li të flas, mbarove? Për dherat po bëhet pallat te Fusha e Aviacionit…

Veliaj: Veliaj mua nuk më intimidon, mund ta shpjegosh me lejen e ndërtimit të një anëtari te komisionit. Une e kam për nder që vij nga një familje e nderuar nuk kam marr asnjë leje, prindërit e mij vijnë nga familje të nderuara turp është të vjedhesh sic ke bërë ti.

Veliaj: Meqë nuk e do me lejet e tua

Tabaku: S’kam asnjë leje unë, është turp

Veliaj: është marrëdhënie mes dy privatëve, qetësohu do bëhesh me tiroide po them

Tabaku: Je duke ofenduar gjitë zonjat që janë me tiroide

Veliaj: Po sëmuresh

Tabaku: Me qetësi ke përfaqësues të komunitetit ndëkrombëtar

Veliaj: Nuk vuaj unë nga këto komplekse

Tabaku: Zoti Veliaj po mashtroni është e turpshme. Enver Hoxha do ishte krenar për ty

Veliaj: Shoqen Laja po e bën ti këtu. Ju lutem mund ta mbaroj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.