Hetimi i Ineceneratorëve, Tabaku-Veliajt: Ku është vendimi i Këshillit Bashkiak për dherat që i ke dhënë 45 milionë euro Stela Gugallias dhe Klodian Zotos?
Debatet mes Erion Veliaj dhe Jorida Tabakut në Komisionin Hetimor për inceneratorët është shoqëruar me debate të ashpra. Deputetja dhe kryetarja e Komisionit i ka kërkuar llogari Veliajt për 45 mln eurot qe i ka dhëne koncesionarit te Tiranës, duke thëne se ka krijuar monopol.
Po ashtu, Tabaku u ka kërkuar te lexoje vendimin Nr.106 te Keshillit Bashkiak i cili eshte vetëm miratimi vjetor u buxhetit te shtetit.
Debati
Tabaku: Është dhene nje monopol per dherat dhënë per kocensioinarin e Tiranes, ne shtese te kontratës qe nuk eshte llogaritu ne kontrate, 45 mln euro, sipas librave te shitje-blerjes se kompanisë, qe ky komision e ka administruar si prove.
Ne cilin vendim te Këshillit Bashkiak, cila germe mund t’i referoheni per kete vendim?
Ke dhënë një monopol. Si e ke dhënë monopolin
Veliaj: Më ndërdyve në përgjigje, më pyet një deputet dhe ti më ndërhyn…Edhe Lul Basha donte ta bënte, por nuk e bëri, pse pyeteni.
Tabaku: Ka një vendim për monopolin e dherave, kush e mori ti apo Edi Rama.
Veliaj: Nuk mund të bllokosh tani. Ta dish mirë që në dallim nga ju që përzini me shkelma drejtuesit unë Edi Ramën e kam për nder që e kam shok, vëlla, mentor e kolegë.
Tabaku: Kujdes se po ju shet një nga një. Në ndryshim nga ju ne nuk shesim njeri
Veliaj: Unë nuk i shes shokët e partisë
Tabaku: Jeni të gjithë para drejtësisë
Veliaj: Unë po i përgjigjem një deputeti. Më tregoni tani adhurimin tuaj për liderin që e nxorët me shkelma dhe unë dhe Edi Rama kemi detyrimin të pastërmojmë pisllëkun që bëhet aty. Lulzim Basha donte ta zgjidhte…
Çfarë pranoi? A dmth kur e miratova unë ishte problem, kur e miraton Basha ishte mirë. Po bëheni qesharak. Mos u fut si pykë. Zoti Basha thotë fizi i projektit….Po pse më ndërpret moj zonjë. Kjo është e pasjellshme. Tek e tek ju mund, por në grup fitoni ju. Fizibiliteti i projektit vlerëson se pastrimi i qyteti do të jepet një për një periudhë 20 vjeçare
Tabaku: Po krijon konfuzion, jeni këtu për koncesionin tuaj, ta thërrisni Bashën
Veliaj: Mos e merr personale se s’ta merr njeri Lulin ty, Lulin ta mbani se kush e do një loser (humbes) në skuadër je në vete ti ?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



