Ukraina kërkon ndihmë, thirrja e fortë e ministrit të Jashtëm Kuleba për Perëndimin: Godisni Rusinë më shumë, më fort, tani
Pas thirrjes urgjente për qytetarët ukrainas që të lënë Rusinë menjëherë dhe tani, ministri i Jashtëm i Ukrainës ka dalë me një deklaratë të fortë për partnerët perëndimorë që të vendosin më shumë sanksioni në mënyrë që të mund të ndalojnë Vladimir Putinin nga nisja e një pushtimi.

‘Godisni më shumë. Godisni fort. Godisni tani’, është thirrja që ai ka bërë në një postim në Twitter.
Dje SHBA, Britania e Madhe dhe shtete të tjera njoftuan masa dhe sanksione kundër individëve dhe bankave ruse – por ministri Dmytro Kuleba thotë se ata duhet të shkojnë më tej.
“Hapat e parë vendimtarë u ndërmorën dje dhe ne jemi mirënjohës për ta”, shkruan Kuleba në Twitter.
“Tani presioni duhet të rritet për të ndaluar Putinin. Godisni ekonominë e tij dhe miqtë e tij. Godisni më shumë. Godisni fort. Godisni tani.”, shkruan ai.
Gati rezervistët
Ukraina sakaq ka filluar të rekrutojë në ushtri anëtarë rezervë të moshës 18-60 vjeç, pas një dekreti të Presidentit Volodymyr Zelensky.
Ushtria tha se periudha maksimale e shërbimit do të jetë një vit dhe rekrutët me aftësi, si mekanikë, do të dërgohen në njësitë e specializuara.
Zyrtarët shtuan se njerëzit që injorojnë thirrjen mund të përballen me “përgjegjësi penale”.
Ekspertët vlerësojnë se rreth 900,000 persona shërbejnë në forcat e mbrojtjes rezervë të Ukrainës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



