E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Papa Francesku thirrje liderëve botërorë: Ulni tensionet
Lajme

Papa Francesku thirrje liderëve botërorë: Ulni tensionet

Papa Francesku reagon i shqetësuar për situatën në Ukrainë, ku Rusia është bërë gati për shpërthimin e luftës, ndërsa superfuqitë botërore kanë konkretizuar tashmë sanksionet e ashpra ndaj saj.

Teksa shpreh shqetësimin për situatën, Papa Francesku iu bën thirrje të gjitha kombeve që të ulin tensionet dhe të reagojnë me ndërgjegje, pasi sipas tij, lufta do të ketë pasoja serioze në të gjithë komunitetin ndërkombëtar.

“Kam një dhimbje të madhe në zemër për përkeqësimin e situatës në Ukrainë. Pavarësisht përpjekjeve diplomatike të javëve të fundit, skenarë gjithnjë e më alarmantë po hapen. Si unë, edhe shumë njerëz në mbarë botën, po ndjejnë ankth dhe shqetësim”, shprehet Papa Francesku.

Ndërkohë, kreu i Vatikanit ka shpallur 2 marsin si ditën e lutjes dhe agjërimit për paqen botërore.

“Edhe një herë, paqja e të gjithëve kërcënohet. Dua t’iu bëj thirrje atyre që kanë përgjegjësi politike të bëjnë një ekzaminim të ndërgjegjes para Zotit, Zotit të paqes dhe jo të luftës. Ne kemi nevojë për vëllezër dhe jo për armiq. Kërkoj nga të gjitha palët e përfshira që të përmbahen ndaj çdo veprimi, që shkakton vuajtje për popullsinë”, shton më tej ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.