Rama ironizon komisionin hetimor dhe pranon shqetësimin e BE: Djegia s’është zgjedhja më e preferuar!
Kreu i Qeverisë, Edi Rama në dëshminë e tij për çështjen e inceneratorëve në Komisonin Hetimor Parlamentar, ka pranuar se Bashkimi Europian ka shprehur shqetësim që inceneratorët janë alternativa më pak e preferuar e përpunimit të mbetjeve.
Sipas kryeministrit, në Shqipëria është vendosur të ndërtohen impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. “Incenerimi është komponenti i parafundit”- theksoi Rama.
Ndërkohë nuk munguan replikat me ironi ndaj Ramës dhe kryetares së komisionit Jorida Tabaku, kur kjo e fundit e pyeti nëse Damian Gjiknuri është një nga përfituesit e ligjit për pronarët që ka miratuar Qeveria.
REPLIKAT RAMA-TABAKU
Jorida Tabaku: Fokusohemi te cështja, keni gjithë mundësinë që çdo batutë kundër kujtdo nesh ta bëni jashtë këtij debati. A është Damian Gjiknuri që ka pranuar se ka njohje e ka udhëtuar me këta persona një nga pronarët përfitues sipas ligjit që ka miratuar qeveria?
Edi Rama: Zonja kryetare, unë i di mirë detyrimet e mia si dëshmitar, por di dhe tuajat. Ju s’mund të komentoni përgjigjet e mia as si batuta e as si propagandë. Deri tani ju nuk jeni e përqendruar te ceshtja më keni bërë pyetje sikur jem mbledhur të merremi me thashetheme. A di gjë për filanin ku ka vajtur me filanen, këto s’janë temë e këtij komisioni hetimor. Ndaj u thashë doni të përqendroheni te cështja jo te afera, afera është në kokën tuaj, mund ta përsërisni si avaz kudo përvecse këtu e përvecse përballë meje si dëshmitar. Afera është opinion kur të mbaroni punë me mua uluni bëni detyrën sipas ligjit.
S’mund të më thoni përqendrohemi te zbardhja e aferës. Thirrjen për përqendrin e kam unë. Nëse do më nxirrni jashtë cështjes jam dhe zoti Rama që di të përgjigjem si ta doni ju, jam këtu si dëshmitar mos mu drejtoni me tre emra se më krijoni treifishim të përgjigjes, mu drejto dëshmitar pa zoti fare.
Nëse doni të eksportoni debatet e statuset e FB, bëjeni unë këtu jam nuk lëviz.
Jorida Tabaku: Aferën e përmendët ju s’po flas për njerëz rruge, por zv.kryministrin, zyrtarë me pushtet, lideri mban përgjegjësi e nuk thotë është individuale, lideri përgjigjet dhe për implikimet që kanë lidhjet miqësore në vendimmarrjet publike në buxhetin e shtetit. E kuptoj që kjo propagandë ka krijuar shou për qytetarët. Ju kërkoj të fokusohemi te cështja.
Edi Rama: Fjalën aferë e përmendët ju, jo unë, mbase ju është bërë si shenjë pikësimi dhe e fusni në mes të fjalisë e nuk jeni të vetëdijshëm. Unë nuk fola për gjëra infdivifuale e keni mendjen për cfarë keni dëgjuar jashtë sallës.
Të bëjmë marrëveshje fjale përshtypjet tuaja janë pa interes për mua, dua kaq, kur flas unë mos më ndërprisni. kjo është një arenë e hapur që gjithë publiku na shikon e gjykon dhe ti e mua. Ju thatë aferë, thashë individuale kush rri me kë e kush shkon me kë, deri tani nuk më keni pyetur për një vendim qeverie. Përgjegjësitë e liderit më mirë i lëmë për bisedë tjetër se nuk është vendi, do ishte bisedë jashtë teme dhe e parehatshme për ju. Jo BE nuk është kundër është përgjigja.
Jorida Tabaku: Në tre progres raportet e fundit BE është shprehur me shqetësim për inceneratorët si alternativa më pak e preferuar.
Edi Rama: Këtu ishit e saktë. BE ka shprehur shqetësim e vërtetë se nuk është zgjedhja më e preferuar. Por cfarë do të thotë? BE flet për nivelin shumë të ulët, që është thuajse inekzistent i ndarjes në burem të mbetjeve, të riciklimit, se këto janë preferencat e BE. E fundit, ne skemi ndërtuar inceneratorë. Impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Incenerimi është komponenti i parafundit. Vërtet që nuk është zgjedhja më e preferuar e BE se sot ndan në burim e riciklon masivisht, por ndërkohë dhe me vendet me standartet më të larta mjedisore, Suedi e Danimarkë, impiantet e përpunimit të enerjgisë janë aty e ndërtohëen sot e gjithë ditën.
Jorida Tabaku: Dhe ju ishit shumë i saktë se për momentin nuk ndodh asnjë incenerim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



