Inceneratorët/ Kryemadhi denoncon: Impiantet e Elbasanit dhe Fierit u ndërtuan me vendime qeverie, i Tiranës jo!
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka akuzuar deputetin e PS-së, Alqi Bllakon dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se i kanë hapur rrugë konçensionin për inceneratorin e Tiranës.
E ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Kryemadhi thotë se nëse inceneratori i Fierit dhe Elbasanit janë ndërtuar me vendime qeverie, ai i Tiranës është ndërtuar vetëm me një firmë.
Gjithashtu ajo thotë se Komisioni Hetimor për Inceneratorët kishte një problem, pasi nuk kishte administruar procesverbalet e mbledhjeve të vlerësimit të ofertave për këto 3 konçensione.
“Erion Veliaj dhe Alqi Bllako janë dy kryesorët. Sepse Erion Veliaj dhe Alqi Bllako kanë ndërruar fatin e koncesionit të Tiranës, inceneratorit të Tiranës. Përveçse anës proceduriale dhe nuk dua t’i hyj fare datave numrit të protokollit sepse i përkasin SPAK-ut sepse janë prova. Thjesht devijimi i fatit, nëse inceneratori i Fierit dhe Elbasanit janë ndërtuar me vendim qeverie, inceneratori i Tiranës është ndërtuar pa asnjë lloj vendimi. Është ndërtuar vetëm me një firmë me të cilën ka rënë dakord Erion Veliaj dhe ka marrë angazhim financiar për 30 vjet. Vjen zoti Subashi, inceneratori i Fierit, pas tij përvec komisionit të vlerësimit të ofertave që është Taulant Tusha, Valbona Ballgjini të gjitha kanë qenë pjesë që kanë bërë procedurat, procesverbalet. Sepse një nga problemet më të mëdhaja që kishte komisioni hetimor ishte mungesa e procesverbaleve të mbledhjeve të vlerësimit të ofertave” – tha Kryemadhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



