E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet mbi rrezikun e vrasjes së presidentit Zelensky: Mos e dhëntë zoti që në orët në vijim…
Politikë

Rama flet mbi rrezikun e vrasjes së presidentit Zelensky: Mos e dhëntë zoti që në orët në vijim…

Kryeministri Edi Rama ka pohuar se presidenti ukrainas, Zelensky, është në rrezik për jetën, pasi pjesë e operacioneve ruse është dhe eliminimi i tij fizik.

“E Teksa u pyet për neglizhencën e NATO-s në lidhje me Ukrainën kryeministri zgjodhi të mos përgjigjej, duke thënë se këto analiza duhet të bëhen më vonë. Sipas tij tani jemi në kushtet ku kërkohet vrasja brutale e lidershipit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Ukrainë.

bëra diskutimin tim brenda mureve të samitit të jashtëzakonshëm. Diskutimet e brendshme të NATO-s janë sekrete. Këto tema meritojnë shumë diskutim. Gjërat po vijnë në një mënyrë të atillë që dhe këto gjëra do të diskutohen. Nuk është koha për t’i hyrë këtyre diskutimeve pasi është një ngjarje tragjike.

Lidershipi i zgjedhur demokratikisht i Ukrainës është në rrezik për jetën dhe mos e dhëntë zoti të shohim në orët në vijim vdekjen e tyre brutale, pasi pjesë e operacionit është dhe një operacion për persona të cilët duhet të dorëzohen pa kushte apo duhen vrarë. NATO është fuqia më e madhe që ekziston ama në zonën e vetë të sigurisë, por në këto kushte, nëse shtyhet përtej kufijve të vet do të shpallte luftën e tretë botërore”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.