Zëdhënësi i Presidentit Zelensky konfirmon: Po bisedojmë për vendosjen e një armëpushimi me Rusinë!
Një zëdhënës i Presidentit të Ukrainë, Volodymyr Zelenskyt shprehet se vendi është i pargatitur për një armëpushim dhe të fillojë bisedimet me Rusinë.
Sipas CNN, ai konfirmon se zyrtarë ukrainas po bisedojnë me ata rusë për të vendosur një datë dhe një vend ku do të zhvillohen këto bisedime.
Rusia ka thënë se ata do të flasin vetëm kur të gjithë forcat e armatosura ukrainase të dorëzohen.
Një media ruse raporton se Ukraina ka kundërshtuar bisedimet, por zëdhënësi i Presidentit Zelensky shprehet se këto janë të pavërteta.
“Ne ramë dakord me ofertën e presidentit rus, pikërisht në këtë moment palët janë duke u konsultuar për vendin dhe kohën e zhvillimit të procesit të negociatave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



