“Luftë heroike nga ukrainasit”/ Boris Johnson: Duhen vendosur sanksione më të ashpra ndaj Rusisë
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson shprehet se ukrainasit po zhvillojnë një luftë heroike dhe kanë korrur sukses në disa rajone.
Ai shton se ka ende punë për t’u bërë në mënyrë që Ukraina t’i bëjë ballë pushtimit rus.
Sipas Johsnon, duhen vendosur sanksione më të ashpra, duke përfshirë dhe përjashtimin e Rusisë nga sistemi global i transaksioneve bankare, Sëift.
Kryeministri, i cili po fliste gjatë një vizite në RAF Brize Norton në Oxfordshire, tha se Mbretëria e Bashkuar po dërgonte furnizime humanitare, ushtarake dhe financiare në Ukrainë.
Ai shtoi se 1,000 trupa po dërgoheshin në rajon për të ndihmuar me fluksin e refugjatëve dhe ai tha se qeveria “sigurisht do të ndihmonte njerëzit që ikin për të shpëtuar jetën e tyre”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



