E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Papa Françesku telefonon Presidentin e Ukrainës, i shpreh keqardhjen për luftën në Ukrainë
Lajme

Papa Françesku telefonon Presidentin e Ukrainës, i shpreh keqardhjen për luftën në Ukrainë

Papa Françesku ka telefonuar ditën e sotme Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Bëhet me dije se ai i shprehu dhimbjen për atë që po ndodh në Ukrainë.

“Sot Papa Françesku pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ati i Shenjtë shprehu dhimbjen më të thellë për ngjarjet tragjike që po ndodhin në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në një postim në Twitter , Zelensky tha se kishte falënderuar Papën për lutjet e tij, duke shtuar se “populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”.

“Falënderova Papa Françeskun që u lut për paqen në Ukrainë dhe një armëpushim. Populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”, tha Zelensky.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.