E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ushtria ruse sulmon me raketa qytetin ukrainas, dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur
Lajme

Ushtria ruse sulmon me raketa qytetin ukrainas, dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko shkroi në një postim në Facebook: “Kharkiv sapo është goditur masivisht nga raketat. Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur.”

“E gjithë bota duhet ta shohë këtë tmerr! Vdekje pushtuesit!”, shtoi ai.

Sipas Herashchenko, trupat e Moskës kanë bombarduar zonat e banuara me raketa Grad.

Nuk dihet ende se sa civilë janë vrarë deri më tani. Shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha më herët se të paktën 102 civilë janë vrarë, ndërsa 304 të tjerë u plagosën. “Shumica e këtyre civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi. Shifrat reale, kam frikë, janë shumë më të larta”, tha Bachlet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.