Zyrtari i Pentagonit: 75% e ushtrisë ruse që rrethuan Ukrainën, kanë hyrë në territorin e saj
Një zyrtar i Pentagonit ka konfirmuar se 75% e ushtrisë ruse që kishte rrethuar Ukrainën, tashmë janë futur në territorin e saj.
Sipas BBC, grupi i cili ka avancuar më shumë në territorin ukrainas ndodhet 25 km larg kryeqytetit, Kievit.
Siç kanë theksuar më parë zyrtarët perëndimorë, trupat nuk po bëjnë përparimin që kishin planifikuar për shkak të çështjeve logjistike dhe rezistencës së ashpër nga luftëtarët ukrainas.
Ushtarët ende nuk kanë kapur dy qytete kryesore: Kharkiv në verilindje dhe Mariupol në jug përpara se të kërkojnë pushtimin e Kievit.
“Ata (ushtria ukrainase) po përdorin pothuajse gjithçka që kanë në arsenalin e tyre, nga armët e vogla deri te raketat ajrore, në përpjekje për të ngadalësuar rusët,” tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Zyrtari tha se SHBA nuk ka parë ende ndonjë indikacion për lëvizje specifike ruse në lidhje me njoftimin e presidentit Putin për parandalimin bërthamor të dielën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



