E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja çfarë thotë aktori Steven Seagal miku i PUTIN për pushtimin rus në Ukrainë
Lajme

Ja çfarë thotë aktori Steven Seagal miku i PUTIN për pushtimin rus në Ukrainë

Ylli i filmave aksion, Steven Seagal, i cili u ndalua nga Ukraina për pesë vjet në 2017-n pasi Presidenti rus, Vladimir Putin i dha aktorit një pasaportë ruse, foli për konfliktin në Ukrainë të hënën, duke thënë se ai i shikon të dyja palët “si një familje”.

“Shumica prej nesh kanë miq dhe familje në Rusi dhe Ukrainë. Unë i shikoj të dyja si një familje dhe me të vërtetë besoj se është një ent i jashtëm që shpenzon shuma të mëdha parash për propagandë për të provokuar që të dy vendet të jenë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Lutjet e mia janë që të dy vendet të arrijnë në një zgjidhje pozitive, paqësore, ku ne mund të jetojmë dhe të lulëzojmë së bashku në paqe”, tha ylli i aksionit për mediat amerikane.

Ylli i “Under Siege” u emërua si i dërguar i posaçëm për lidhjet humanitare me Shtetet e Bashkuara nga Ministria e Jashtme ruse në vitin 2018.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.