E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA vë në dyshim anëtarësimin e Rusisë në Këshillin e OKB, Blinken: A duhet të qëndrojë këtu një vend që kryen abuzime të tmerrshme?
Publik News

SHBA vë në dyshim anëtarësimin e Rusisë në Këshillin e OKB, Blinken: A duhet të qëndrojë këtu një vend që kryen abuzime të tmerrshme?

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka vënë në pikëpyetje anëtarësimin e Rusisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Në një fjalim drejtuar këtij institucioni, Blinken u shpreh se duhet të dënojmë përpjekjen e Rusisë për të rrëzuar një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.

“Dikush mund të pyesë me arsye nëse një shtet anëtar i OKB-së, që përpiqet të marrë nën kontroll një shtet tjetër anëtar të OKB-së – duke kryer abuzime të tmerrshme të të drejtave të njeriut dhe duke shkaktuar vuajtje masive humanitare – duhet të lejohet të qëndrojë në këtë këshill?”, tha ai.

“Ne duhet të dënojmë me vendosmëri dhe pa mëdyshje përpjekjen e Rusisë për të rrëzuar një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe abuzimet e saj të rënda të të drejtave të njeriut”, shtoi Blinken.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.