E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Google heq nga kërkimi “Russia Today”: Po marrim masa për të ndaluar përhapjen e dezinformimit
Lajme

Google heq nga kërkimi “Russia Today”: Po marrim masa për të ndaluar përhapjen e dezinformimit

Google ka hequr median shtetërore ruse Russia Today (RT) nga mjeti i saj i kërkimit të lajmeve.

Presidenti i Google për çështjet globale Kent Walker tha se “Në këtë krizë të jashtëzakonshme ne po marrim masa të jashtëzakonshme për të ndaluar përhapjen e dezinformimit dhe për të ndërprerë fushatat e dezinformimit në internet”.

Kompania tashmë kishte kufizuar faqet e lajmeve të financuara nga qeveria ruse nga reklamimi dhe përdorimi i disa veçorive në YouTube, platforma e ndarjes së videove në pronësi të Google.

Zëvendës kryeredaktori i RT-së, Anna Belkina, tha se masa ishte dëshmi se kompanitë perëndimore janë “të tmerruar nga prania e ndonjë zëri të jashtëm nga frika e humbjes së audiencës së tyre historikisht të robëruar”

RT dhe Sputnik, një faqe tjetër e financuar nga qeveria, konsiderohen nga Departamenti i Shtetit i SHBA si dy ” elementë kritikë në ekosistemin e dezinformimit dhe propagandës së Rusisë”.

Gjigandi i teknologjisë Apple ka thënë gjithashtu se RT dhe Sputnik nuk do të jenë më të disponueshme për shkarkim si aplikacione jashtë Rusisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.