E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet e pjesshme vendore, në Bashkinë e Shkodrës kryeson kandidati i Berishës! Ja si ndahen votat mes të tjerëve
Lajme

Zgjedhjet e pjesshme vendore, në Bashkinë e Shkodrës kryeson kandidati i Berishës! Ja si ndahen votat mes të tjerëve

orët e vona të mbrëmjes të së dielës (6 mars) nisi procesi i numërimit për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit. Në Shkodër, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga rezultatet në kohë reale në avantazh është kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia, i ndjekur nga Majlinda Angoni e PS dhe ne vendin e tretë kandidati i PD, Xhemal Bushati.

Deri më tani, janë hapur 148 kuti votimi nga ku rezulton se më së shumti vota ka siguruar kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia 12.740 vota, ndjekur nga kandidatja e PS, Majlinda Angoni me 11.339 vota dhe kandidati i PD, Xhelal Bushati me 4.510 vota.

Për më shumë ndiqni grafikun e të dhënave në kohë reale:

Kujtojmë që në bashkinë e Vorës falë votimit elektronik rezultati ka dalë më parë se bashkitë e tjera, ku u shpall fitues Blerim Shera. Shera ka siguruar një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij, pasi ka marrë 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana i Shtëpisë së Lirisë ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku i PD 687. Ndërkohë, ka pasur edhe qytetarë që dhënë opsionin ‘asnjë’, ndërsa të tilla kanë qenë 209 vota.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.