E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edlira Bode kapet duke vjedhur me gruan e Nikolin Jakës, tenderi 1.1 milionë euro
Lajme

Edlira Bode kapet duke vjedhur me gruan e Nikolin Jakës, tenderi 1.1 milionë euro

Teksa e gjithë vëmendja është fokusuar tek lufta në Ukrainë, në Tiranë përgatiten letrat për të ndarë paratë publike.

Drejtoresha e Spitalit Ushtarak në Tiranë, Edlira Bode, ka përgatitur letrat për t’i dhënë një tender me vlerë gruas së Nikolin Jakës, Alma Tafani, kliente solide e drejtuesve të sektorit të shëndetësisë, secili më i korruptuar se sa tjetri.

Fillimisht, ish deputetja Edlira Bode, hapi tenderin me vlerë 790 mijë euro për pastrimin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të Spitalit Ushtarak. Njoftimi u zhduk.

Palët duket se nuk ishin të kënaqura me pjesën që të ndanin. Pas disa javësh, tenderi u publikua sërish, tashmë në vlerën 1.13 milionë euro, një shifër e fryrë dhe abuzive.

Sipas burimeve brenda Spitalit Ushtarak, Edlira Bode u ka dhënë urdhër vartësve që të nxjerrin fituese të tenderit kompaninë ‘Sori –al’, madje me ofertë fituese sa fondi limit. Kompania është në pronësi të Alma Tafanit, e cila është bashkëshortja e Nikolin Jakës, i arrestuar më parë për korrupsion me tendera.

Jaka e ka ndarë Tafanin në letra, për të fshehur gjurmët e tij në vjedhjen e parave të shëndetësisë me tenderat e gatimit, ushqimit dhe pastrimit të spitaleve. Tenderi do të jetë formal pasi fituesi është paracaktuar më parë në tavolinë.

Nuk dihet nëse Edlira Bode po vepron nën urdhrat e ministres Ogerta Manastirliu apo për interesat e saj personale.

Gjithsesi ky nuk është tenderi i parë që Edlira Bode i jep Alma Tafanit me paracaktim.

Edhe pse Edi Rama ka vetëm 5 muaj që e emëroi në krye të Spitalit të Ushtarak, Edlira Bode i ka dhënë disa tendera Alma Tafanit, me paracaktim dhe pa konkurrencë, nën pretekstin e urgjencës së pastrimit, kur në fakt nuk ka pse të ketë urgjencë, pasi autoriteti publik duhet të marrë masa për të zhvilluar në kohë procedurat tenderuese, duke e dituar se kur mbaron kontratat e radhës e pastrimit. / Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.