Nis mbledhja me dyer të mbyllura në Grupin e PD, Basha: 6 marsi ishte kurth!
Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar vetëm një ditë pasi humbi zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit. Gazetari i Panorama, Mariglen Kume mëson se Basha ka deklaruara para deputetëve se “6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosëm para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje”.
Po ashtu Basha ka deklaruar se rezultati i këtyre zgjedhjeve ka qenë larg pritshmërive.
Ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhen organet e tjera të partisë për të diskutuar për situatën politike.
Gjate dites se sotme, Basha eshte pyetur nga gazetaret nëse do të jepte dorëheqjen pas rezultateve të ulëta, por ai u shprehet se “kushdo që më kërkon të braktisë betejën time, për përshpejtimin e reformimit të PD-së dhe reformës zgjedhore, do të zhgënjehet”.
Për më tepër Basha deklaroi se nuk ka humbur asnjëherë në jetën e tij, por është bërë dëshmitar i masakrave zgjedhore.
Kujtojmë që në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Partia Demokratike nuk arriti të fitojë asnjë kryetar bashkie. Pesë u fituan nga Partia Socialiste dhe bashkie e Shkodrës u fitua nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



